Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin e grabitjes së një institucioni mikrofinanciar gjatë ditës në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit”, tha ajo.
Sipas Ahmetit, i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.
Personat e njëjtë dyshohet të jenë të përfshirë edhe në grabitjen e armatosur që ndodhi ditë më parë në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë.