Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka premtuar antarësimin e Kosovës në Nato.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se 6 vjet më parë është themeluar Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës edhe pse shumë kush nuk e ka besuar, e se njësoj do të ndodh edhe me antarësimin në NATO.
Sipas tij, shumë pak kush kishte besuar në mundësinë që kjo ministri të realizonte krijimin e ushtrisë.
Haradinaj ka shtuar se, duke iu referuar bashkëpunimit me aleatët e Kosovës, si atëherë ashtu edhe tani, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s.