Hyseni: Llapjanët janë të vendosur për ndryshim dhe zhvillim, LDK po ringrihet fuqishëm

| 21 Jan 2025 | 21:58 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka mbajtur një tubim të fuqishëm në nder të 19-vjetorit të humbjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai theksoi se ky tubim është një dëshmi e mobilizimit të madh të qytetarëve të Llapit, të cilët kërkojnë ndryshim dhe zhvillim, shkruan Ekonomia Online.

Hyseni u shpreh se ndryshimi mund të arrihet vetëm përmes angazhimit dhe vullnetit të qytetarëve.

“Llapin e ndalon vetëm vullneti i qytetarëve të tij”, tha Hyseni, duke shtuar se LDK-ja është e gatshme të sjellë zhvillim në rajon.

“U takuam sonte, në një ditë të veçantë, në një vend të veçantë. 19 vjet më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova humbi Prijësin, humbi Atin themeltar të Republikës, Presidentin historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA. Sonte u takuam në shkollën që mban pikërisht emrin e Presidentit historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA! Jemi bashkë, Jemi të fuqishëm, Ashtu siç do donte vet Presidenti RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike! LLAPI E GOLLAKU- për një javë po flet qartë, po flet bindshëm, siç folën sonte secili: NDRYSHIM, NDRYSHIM!

Janë të vendosur për 124, janë të përcaktuar për kryeministrin Dr. Lumir Abdixhiku. Ashtu siç s’po ndaleni Ju, ashtu siç po moblizoheni Ju, gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm, s’do të ndalet se s’ka kush e ndalë Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta bëj edhe ndryshimin, edhe zhvillimin në Llap”, shkroi Hyseni.

Të ngjashme