Artan Nimani, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zhvilluar një takim vëllazëror me banorët e fshatit Dushkajë.
Ai theksoi se ky fshat vazhdon të jetë një qendër e fortë e vlerave kombëtare dhe një shembull i qëndrueshmërisë ndaj AAK-së.
“Banorët e Dushkajes, përfshirë Jabllanicën, Gërgocin, Zhabelin, Bardhaniqin dhe Kralanin, i qëndruan besnikë Ramush Haradinajt gjatë luftës dhe tani e mbështesin përkushtimin e AAK-së edhe në periudhën e pasluftës”
Në vendin e lavdisë, në Shqiponjën legjendare, është krenari të marrësh mbështetje për të përfaqësuar këta njerëz të mirë në Parlament. Me këtë përkrahje, kisha nderin ti njoftoj me programin zgjedhor dhe të marr mbeshtetje edhe une me nr. 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fitues, ku pushka dhe penda bashkohen për të mirën e vendit tonë shkroi Nimani.
Banorët kanë vendosur t’i qëndrojnë pranë Koalicionit për Kosovën Fitues, me numër 137.