Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka mbajtur një tubim në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Gjatë fjalës së tij, Quni theksoi angazhimin për punë dhe zhvillim të vendit, duke u shprehur se janë të përkushtuar për një ndryshim të madh.
Ai falënderoi zllakuqanasit për mbështetje dhe mirëbesim, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e ndryshimit.
“Si çdo herë tjetër, kësaj radhe edhe më furishëm, u pritëm nga banorët e dashamirësit e LDK-së dhe PSHDK-së në Zllakuqan. Ringritje, ringritje dhe vetëm ringritje kudo. Ne u zotuam për punë dhe vetëm punë në të mirë të vendit, e nga zllakuqanasit morëm mirëbesim, mbështetje, entuziazëm për ndryshim dhe fitore të madhe të shtëpisë sonë të përbashkët”, shkroi Quni.