Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka theksuar atmosferën e fitores dhe angazhimin e fortë të banorëve të Llapit dhe Gollakut.
Ai ka deklaruar se nga Batllava në Lladoc, atmosfera e fitores është e pranishme në çdo shtëpi e lagje, duke e cilësuar këtë si frymën e ringritjes dhe vendosmërisë që nuk mund të lëkundet.
“Është BESA e llapjanëve, e cila është e pandalshme dhe do të flasë qartë në 9 shkurt,” tha Hyseni.