Therje me thikë në Skenderaj mes të miturve

| 24 Jan 2025 | 09:39 | Nga

Policia ka njoftuar se disa të mitur janë përleshur ditën e enjte në Skenderaj me mjete të mprehta-thikë, ku lëndime kanë marrë tre persona, raporton Ekonomia Online.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë-thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme