Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të në degën e PDK-së në Gjakovë. Me këtë rast, kandidati i kësaj partie për deputet, Hajdar Beqa, ka ndarë momente gjatë festimit të ditëlindjes së Krasniqit.
“Ishte kënaqësi dhe nder që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, e kremtoi 45-vjetorin e lindjes në degën e PDK-së në Gjakovë. Kryetarit, urime për ditëlindjen! Uroj që të keni jetë të gjatë dhe plot shëndet”, ka shkruar Beqa.