Krasniqi e Beqa vizitojnë një familje në Gjakovë, thonë se u zhgënjyen nga VV-ja: Kanë vendosur t’i besojnë PDK-së

| 25 Jan 2025 | 13:10 | Nga

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa së bashku me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, kanë një familje në lagjen Dardania të Gjakovës.

Sipas Beqajt, kjo familje në zgjedhjet e kaluara kishin mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje por që sipas tij ishin zhgënjyer nga premtimet e pambajtura.

“Së bashku me Memli Krasniqin, vizituam familjen Berisha në lagjen Dardani, e cila në zgjedhjet e kaluara kishte vendosur të mbështesë Vetëvendosjen. Sot, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura, ata kanë vendosur që në këto zgjedhje t’i besojnë Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme