Tahiri: Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë po ndryshimit dhe zhvillimit me numrin 137

| 25 Jan 2025 | 14:36 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se më 9 shkurt Vushtrria do t’i thotë po ndryshimit dhe zhvillimit me numrin 137.

Tahiri thekson se Vushtrria, është qyteti që përveç historisë dhe traditës, ka çiltërsinë, mikpritjen dhe guximin.

Postimi i plotë:

Vushtrria, qyteti që përveç historisë dhe traditës, ka çiltërsinë, mikpritjen dhe guximin. Kjo është ajo që gjithmonë e kam parë dhe përjetuar që nga fëmijëria. Vendi ku kam kaluar shumë kohë me familjarët e mi këtu.

Është qyteti i kalasë së Justinianit dhe xhamisë së Gazi Ali Begut. Qyteti i dëshmorëve të UÇK-së. Është qyteti i heronjve të sovranitetit, Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut. Më 9 shkurt, Vushtrria do t’i thotë PO ndryshimit dhe zhvillimit me numërin 137.

Faleminderit Vushtrri!
Besnik Tahiri #10shi✅

Të ngjashme