Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral në Shtime, ku ka përsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve të të gjithë të porsalindurve në vitin e parë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij pelenat dhe qumështi do të jenë të falas për fëmijët deri në 12 mujorin e tyre. Përderisa ai foli edhe për fëmijën e tretë, që programi i tyre parashesh 5000€.
“Do të keni një Kryeministër që punon për fëmijët, për familjen, për qytetin tuaj! Një Kryeministër që jep projekte e jo fjalë; ju bën bashkë e nuk ju ndanë; ju jep shpresë e jo frikë. Mbi të gjitha, një Kryeministër rugovist që anëtarësimin në NATO e ka mision historik! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im! Për ketë kërkoj mbështetjen tuaj në Shtime tani! Njerëzit e Kosovës, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë, janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes. Kësaj lodhjeje të tyre, ne i përgjigjemi me një thirrje”, tha Abdixhiku.
Tutje, kreu i LDK-së tha se është para tyre për t’u premtuar atyre mirëqenie përmes investimeve që janë pjesë e planit të tij qeverisës.
Abdixhiku u premtoi shtimjanëve, kyçje në autoudhën “Ibrahim Rugova”.
“Kërkesat e juaja do të jenë prioritet për mua dhe për gjithë qeverinë e ardhshme të Republikës. Do të keni një kryeministër që i kupton hallet e juaja, që i shikon çmimet tuaja”, tha ai.
Kandidati për deputet nga Komuna e Shtimes, Kastriot Shabani tha se me Lumir Abdixhikun kryeministër do të sjellin zhvillim.
“Të gjithë ne kemi një vizion të përbashkët për të zhvill, ku çdo qytetar ka të drejtë për një të ardhme të sigurt”, tha ia.
Në këtë tubim poashtu u tha se nëse LDK do të vjen në pushtet do të krijojë kushte për te rinjtë që ata të qëndrojnë në Kosovë.

