Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e dy grave në Kaçanik, raporton Ekonomia Online.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur nga viti 2012 deri në vitin 2019.
“Kaçanik / 2012-2019. Më 21.01.2025 dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.