Haxhi Shala dënohet me 3 vjet burgim, Bahtijari dhe Januzi me nga 2 vite

| 04 Shk 2025 | 15:33 | Nga

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Haxhi Shala të dënohet me 3 vjet burgim ndërsa Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari me nga dy vite duke u llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Pasi janë shqyrtuar argumentet dhe provat e paraqitura nga palët, trupi gjykuës lëshon këto dënime; Z.Haxhi Shala dënohet me 3 vite burgim, z. Sabit JAnuzi dënohet me 2 vite burgim dhe Ismet Bahtijari dënohet me 2 vite burgim”, tha kryegjyqtarja Mappie Veldt-Foglia.

Ajo tha se marrëveshjet për pranimin e fajësisë janë pranuar dhe se tre të akuzuarit janë shpallur fajtor për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare si dhe frikësim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues iu konstaton ju fajtor për veprat e më poshtme në bazë të pikave 1, 2 të aktakuzës të 17 dhjetori 2024: Pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi të kryera ndërmjet 5 deri në 12 prill 2023… frikësim”, tha ajo.

Si rrjedhojë, u aprovua edhe marrëveshja për zhdëmtimet e cila do të ekzekutohet më së largu deri me 19 shkurt 2025. Pra, Shala do të paguaj 400 euro 1 dhe Januzi 100 euro për viktimën ndërsa Bahtijari nuk obligohet të bëjë pagesa.

Të ngjashme