Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke paralajmëruar se vendi është në prag të një ndryshimi të madh politik, raporton Ekonomia Online.
Mustafa tha se LDK-ja po ngritët dhe bashkë me të po ngritët edhe Kosova,
“Katër ditë nga sot po vije ndryshimi në Kosovë! Këto janë ditë historike. E ndjejmë në rrugë, e ndjejmë në tubime, e ndiejmë në çdo vend që takojmë njerëzit. Ata duan ndryshim. Ju doni ndryshim. Dhe së bashku, ne do ta sjellim ndryshimin. LDK po ngritët dhe bashkë me ne po ngritët e gjithë Kosova.”, tha ai në konferencën për media.
Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime të dielën dhe të votojnë për programin dhe vizionin e LDK-së në krye me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
“Ju takon juve, grave dhe burrave të shkëlqyeshëm të Kosovës, të dilni të gjithë të dielën dhe të sillni ndryshimin që të gjithë e duam dhe kemi nevojë për të. Të dielën në vendvotim sillni miqtë tuaj, sillni familjet tuaja dhe së bashku do të sjellim ndryshimin. Votoni LDK-në. Votoni Lumirin. Vota 124”, tha Mustafa
