Besim Mulaj fton qytetarët në takimin përmbyllës të fushatës së LDK-së

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në takimin përmbyllës të fushatës që do të mbahet nesër në Sheshin “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, në ora 18:00.

Ai theksoi se ky takim do të shërbejë si një angazhim për një Kosovë demokratike, evropiane dhe në miqësi me SHBA-në.

Mulaj u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë LDK-në më 9 shkurt për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Të ngjashme