Arrestohet një burrë, pas një mosmarrëveshje në trafik dyshohet se goditi një grua

Prishtinë | 15 Shk 2025 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafiku një grua e kishte goditur me veturë, automjetin e tij, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje në trafik pasi e kishte goditë me veturë viktimën mashkull kosovar, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën, i cili  ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme