Dhjetë ditë pas zgjedhjeve – Vazhdon numërimi i votave për deputetë

Prishtinë | 19 Shk 2025 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar dhjetë ditë që nga mbajtja e e zgjedhjeve, por ende nuk ka rezultat përfundimtar për partitë dhe deputetë, raporton Ekonomia Online.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Deri tani, votat për kandidatët për deputetë janë numëruar në rreth 88% të vendvotimeve. Madje, janë publikuar edhe disa lista me numrat e votave të grumbulluara nga kandidatët e partive politike që kanë kaluar pragun zgjedhor.

Megjithatë, zyrtarët e KQZ-së nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të përfundojë numërimi, por besojnë se procesi do të përmbyllet brenda pak ditësh.

Të ngjashme