Tre persona janë ndaluar nga policia në lidhje me incidentin që ndodhi dje në Prizren, pas ndeshjes mes Lirisë dhe Vëllaznimit.
Pas përfundimit të ndeshjes, situata eskaloi kur tifozëritë e të dyja skuadrave hynë në fushë, duke shkaktuar përleshje.
Incidenti ndodhi në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën.
Fillimisht u raportua për dy persona të lënduar, por më vonë njëri prej tyre deklaroi se ishte vetëlënduar, raporton gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.