Popullizmi dhe gënjeshtra e presidentit serb kanë kaluar në tjetër nivel. Tentativa për ta mashtruar popullin e tij me ideologjinë e masës, absolute dhe totale, e cila kërcënon ta zëvendësoj demokracinë ka arritur kulmin.
Ai mbrëmë provoi ta arsyetojë veten dhe në njëfarë forme t’i arsyetohet Rusisë për një veprim që mori në një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Serbia votoi dje pro një rezolute evropiane për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas këtij veprimi Vuciq tentoi të fshihet pas asaj që bëri, duke u viktimizuar dhe duke pretenduar se ka bërë gabim.
Vuçiq tha se ai besonte se ata kishin bërë një gabim dhe duhej të kishin treguar përmbajtje.
“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim, për këtë u kërkoj falje qytetarëve dhe fajin e kam vetë, sepse ndoshta jam i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund t’i bëj të gjitha”, tha Vuçiq për “Happy Television”.
Mendoj se Serbia duhet të ishte përmbajtur. Nuk kam askënd tjetër për të fajësuar përveç vetes, nuk kam pasur kohë të merrem mjaftueshëm me të”, tha Vuçiq.
Ai vlerësoi se Serbia “qëndroi në situatën më të vështirë të mundshme” për tre vjet kur ishte fjala për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe shtoi se pozicioni i Serbisë “nuk do të shkatërrohet me një, dy apo tre rezoluta”.
Kujtojmë se dje Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit rus të vendit.
Teksti i rezolutës nga Ukraina dhe aleatët e saj mori 93 vota pro dhe 65 abstenime.