Pas disa ditësh qetësi në sheshin qendror të Tiranës, sot janë rikthyer protestat e dhunshme para Kryeministrisë. Policia shqiptare iu është përgjigjur protestuesve me plumba gome dhe me autobotë uji.

Në pamjet e publikuara nga News 24, shihet momenti kur një autobot uji godet njërin prej protestuesve në shesh dhe e rrëzon përtokë.
Protestat po vazhdojnë, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për dialog.