Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mbajti konferencë për media mbi sfidat e diskriminimit dhe përjashtimit social në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Në këtë raport u theksuan problemet kryesore me të cilat përballen këto komunitete, si braktisja shkollore, mungesa e mbështetjes institucionale, diskriminimi në tregun e punës dhe vështirësitë në strehim dhe qasje në shërbime publike. Rrjeti dënon incidentet e fundit të diskriminimit dhe kërkon masa konkrete nga institucionet, përfshirë zbatimin efektiv të ligjeve kundër diskriminimit, përmirësimin e politikave të punësimit dhe arsimimit, si dhe investime në programe mbështetëse.
Gjithashtu, u bë thirrje për një përfaqësim më të drejtë në media dhe për ndërgjegjësim publik për të luftuar stereotipet dhe stigmatizimin. Rrjeti riafirmoi përkushtimin për të monitoruar situatën dhe për të ndërtuar një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

