Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar që gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.
Të njëjtat janë raportuar të kenë ndodhur në Graqanicë, Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.
Në raport shtohet edhe se nga këto raste janë disa të arrestuar.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Graqanicë 03.03.2025 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i sëmur mental dhe nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht. I dyshuari gjendet në arrati, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Prishtinë 03.03.2025 – 18:48. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE / ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 03.03.2025 – 09:25. Është raportuar se viktima femër kosovare, më datë 23.02.2025 është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin kanë dy fëmijë. Sipas viktimës i dyshuari kishte ushtruar dhunë edhe në disa raste të tjera. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe gjatë kontrollit në shtëpi i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pa leje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar në shtëpinë e babait të saj.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 03.03.2025 – 17:00. Është raportuar se dy viktimat femra kosovare, pas një mosmarrëveshje në familje janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 03.03.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është keqtrajtuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë 03.03.2025 – 18:50 Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.