Gjatë shkurtit në rajonin e Ferizajt u raportuan 119 aksidente trafiku, një me fatalitet

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Gjatë muajit shkurt në rajonin e Ferizajt janë raportuar 119 aksidente trafiku. Një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, ku një person ka vdekur.

Ndërsa 58 persona kanë mbetur të lënduar nga 42 aksidentet me lëndime.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 76 aksidente me dëme materiale.

Gjatë muajit shkurt 2024 ishin raportuar gjithsej 111 aksidente.

Policia ka njoftuar se gjatë shkurtit 2025 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4 mijë e 426 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 50 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.”

Të ngjashme