Hoti kritikon refuzimin e Kurtit për të paraqitur në Prokurori: Njollos shtetin dhe institucionet e Kosovës

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e tij për t’u paraqitur në prokurori, shkruan Ekonomia Online.

Ai tha se kjo sjellje është një përdhosje e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, të cilat janë ndërtuar me sakrifica të mëdha dhe mbështetje ndërkombëtare.

Hoti theksoi se Kurti ka nxjerrë njolla mbi rendin kushtetues dhe demokracinë, duke e vendosur Kosovën në qendër të kritikave ndërkombëtare.

“Barazia para ligjit është thelbësore për demokracinë. Nuk ka shpëtim nga drejtësia, është vetëm çështje kohe,” përfundoi Hoti.

Të ngjashme