Presidentja Osmani: Epopeja e UÇK-së, testament i përjetshëm i sakrificës së popullit tonë

Prishtinë | 05 Mar 2025 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës.

“Epopeja e UÇK-së, është një testament i përjetshëm i qëndresës, i sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Sot shënohet 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Pikërisht më 5 mars bëhen 27 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë.

Të ngjashme