Numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta pritet të përfundojë sot, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot.
“Në QNR po vazhdon numrin e fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, tha Elezi.