Muharremi: 94% e kandidatëve të rinj për deputetë janë gra

Prishtinë | 13 Mar 2025 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ks theksuar se 94% e kandidatëve më të rinj për deputet nga partitë politike LVV, PDK, LDK dhe AAK-Nisma janë gra. Ai ka përmendur se nga 16 kandidatët më të rinj në moshë, 15 janë gra, dhe se disa prej tyre janë pjesë e brezit të lindur pas vitit 1999.

Muharremi ka theksuar se e ardhmja duket se do të jetë e grave në Kosovë dhe në politikë, duke u mbështetur në këto shifra. Ai gjithashtu ka shprehur kënaqësinë për kandidatë të rinj dhe veçanërisht për kandidatë gra, të propozuara nga partitë politike. Ndërkohë, analisti ka ngritur pyetjen se sa prej këtyre kandidatëve do të arrijnë të bëhen deputetë.

Të ngjashme