Haradinaj përkujton Yll Morinën: I pavdekshëm në kujtimin e brezave

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina, të rënë në mbrojtje të atdheut.  

“Yll Morina, bashkë me shumë shokë trima nga Gjakova ishte rreshtuar me UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. Trimëria dhe vendosmëria e tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. 

I pavdekshëm në kujtimin e brezave – një krenari e Gjakovës, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve!”, u shpreh Haradinaj, gjatë luftës komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

Të ngjashme