Presidentja Osmani bën homazhe në Krushë të Vogël

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 12:10 | Nga Hasan Hoti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Krushë të Vogël, ndërsa më pas merr pjesë në tubimin përkujtimor, raporton Ekonomia Online.

U bënë 26 vjet nga masakrat në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, përfshirë burra, gra, pleq e fëmijë.

Kjo masakër konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha gjatw luftës në Kosovë./EO

Të ngjashme