U rivarrosën mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.
Në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës u rivarrosën Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj dhe Bekim (Muharrem) Gashi.
Ndërsa, në varrezat në Jashanicë të Klinës u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.
Në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë u rivarros Vehbi (Pajazit) Halilaj.
Mbetjet mortore të Mentor (Maliq) Kryeziu u rivarrosën në Bubavec të Malishevës.
Rivarrimi i mbetjeve mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu ishte bërë më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan të Malishevës.