A i ka dërguar VV-ja ftesë për koalicion PDK-së? – Përgjigja e ministres Haxhiu

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë përgjigje nëse VV-ja i ka dërguar ftesë PDK-së për koalicion, raporton Ekonomia Online.

“Para dy ditëve kam dhënë të gjitha sqarimet”, ka thënë Haxhiu, pas regjistrimit si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ditë më herë, kryeparlamentari Konjufca pati thënë se kanë nevojë për koalicion për ta formuar qeverinë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte ftuar për takim konsultues kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Por Abdixhiku kishte refuzuar ftesën. Në përgjigje, Abdixhiku ka thënë se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy taborëve politikë, për formimin e Qeverisë së re. 

Vetë Kurti në disa raste ka refuzuar të përgjigjet nëse i kanë numrat e mjaftueshëm për qeverinë e re.

Në bazë të rezultatit zgjedhor Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Theksojmë se fillimisht më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i kuvendit.

Të ngjashme