Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë – VV s’mund të ngrihet mbi Kushtetutën

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve.

Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë.Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja,  munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita ta krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj Këto deklarata ai i bëri në “Blic Interview”, ku përsëriti se Kurti “ka zbatuar agjendën ruse e serbe”.

Të ngjashme