Berisha i AAK-së: Do të takohemi me deputetë, Kuvendi do të duhej konstituar

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, tha se do tw takohet me deputetët, por sipas tij Kuvendi do të duhej konstituar,raporton Ekonomia Online.

Ai këtë qëndrim e paraqiti pas regjistrimit si dpeutet në Kuvendin e Kosovës

“Nuk e di, duhet të takohemi njëherë me deputetë e të bëjmë dert…Qeveria s’ma merr mendja, por Kuvendi do të duhej të konstituhej…Bëhet (qeveria) e opozitës, ne i kemi qëndrimet tona të qarta për një qeverisje të opozitës… Nuk kam biseduar me ta (Nismën) se është duke udhëhequr bisedimet dikush tjetër…Koalicioni me Nismën kam besuar se do të jetë i frytshëm dhe kam besuar në ato fjalët që kemi folur se do të bëjmë një qeverisje të opozitës dhe të kthejmë për së mbari Kosovën. Kam besuar fuqishëm. Ndoshta është thyer (besa), por të shohim një herë”, tha Berisha.

Të ngjashme