Haradinaj: Në parim për konstituim të Kuvendit, qeverinë ta krijojë opozita

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në parim do ta votojnë kryetarin e e Kuvendit të Kosovës, ndërsa AAK-ja angazhohet për krijimin e qeverisë nga opozita, raporton Ekonomia Online.

Ai deklaratën e bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Konstiuimi i Kuvendit është interes i të gjithëve. Do të konsultohemi edhe me PDK-në dhe LDK-në. AAK-ja angazhohet që qeverinë ta krijojë opozita në rast se partia e parë nuk e krijon atë”, tha Haradinaj.

Haradinaj e quan veprimin e  Limajt të turpshëm

Sa për marrëdhëniet me Nismën Socialdemokrate, kryetari i AAK-së tha se veprimi i kësaj partie ishte i turpshëm.

“Nuk kemi komunikim qysh nga intervista e fundit e famshme e zotit Limaj. Veprimi i Nismës dhe Limajt është veprim mjaft i turpshëm”, tha Haradinaj.

Të ngjashme