Abdixhiku: 52 mbështetës të një partie që pretendon se i ka numrat

Prishtinë | 15 Pri 2025 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas ndërprerjes së seancës konstituive, ka thënë se ishin “52 mbështetës të një Qeverie të një partie që pretendon që i ka numrat”, raporton Ekonomia Online.

Sipas Abdixhikut, Kosova po përballet me një episod të errët politik, sepse partia fituese nuk po respekton Kushtetutën e vendit dhe dorëheqjet e paralajmëruara të VV-së nuk kanë vlerë nëse nuk përmbushen me veprime konkrete.

“E pamë në seancë, 52 mbështetës të një partie që pretendon që i ka numrat. Jepini dorëheqje, ejani në seancë, zgjidhet çështja menjëherë”, ka thënë ai, raporton EO.

Të ngjashme