Gjendet e vdekur një grua 48-vjeçare në Raskovë të Obiliqit

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:00 në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

“Sot rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një femër 48-vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana ende të paqarta. Ekipi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e saj”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë, për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.

Të ngjashme