Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2025, duke zbuluar informacionin e detajuar mbi pasuritë dhe asetet e tyre.
Një ndër të dhënat më të rëndësishme është deklarata e ish-ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas informacionit të publikuar, Murati ka një banesë të vlerës 38.000 euro, si dhe një tokë të vlerës 23.000 euro. Përveç pasurive të paluajtshme, ai gjithashtu ka investuar në aksione të kompanive të njohura ndërkombëtare si “Tesla Inc.”, “Allianz SE”, “Volkswagen AG” dhe “Netflix Inc.”, duke reflektuar interesat e tij në sektorët e teknologjisë, sigurimeve, industrisë automobilistike dhe mediatike.
Në fushën e financave personale, Murati ka kursime në llogaritë bankare, me një total prej 14,200 euro në një bankë dhe 2,100 euro në një tjetër.