Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë publike pasurinë e tij përmes deklarimit vjetor pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Në deklaratën e tij, Krasniqi ka shpallur një portofol të konsiderueshëm asete material dhe financiare, përfshirë një banesë prej 120,000 euro dhe një shtëpi të përbashkët me bashkëshorten në vlerë prej 180,000 euro.
Po ashtu, ai ka deklaruar pasuri të luajtshme në vlerë 44,000 euro dhe një investim në kriptovaluta prej 77,000 euro, ndërsa ka para të gatshme në shumën 35,000 euro. Krasniqi ka shpallur gjithashtu një kredi të përbashkët me bashkëshorten prej mbi 14,000 euro.