Shfuqizimi i ligjit të KPM-së, AGK e mirëpret vendimin dhe kërkon ligj të ri

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave, shkruan Ekonomia Online.

AGK, në bashkëpunim me juristen e medias, Flutura Kusari, kishte dërguar opinionin për këtë ligj, dhe theksoi se vendimi i Gjykatës është një hap i rëndësishëm për krijimin e një ligji të ri.

Në reagimin e AGK-së thuhet se është e nevojshme një rishikim i ligjit bazuar në një debat të gjerë publik, në përputhje me standardet evropiane dhe respektimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës. AGK shpreson që procesi i krijimit të ligjit të ri të jetë transparent dhe përfshirës.

Të ngjashme