Plani “Autobusi”, nga 14 prilli Policia në Prishtinë shqiptoi 56 gjoba për mosrespektim të rregullave

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se nga data 14 prill ka filluar implementimin e planit “Autobusi”.

Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba, të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave.

“Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba, të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transprtin e personve në komunikcionin rrugor, si: ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit, bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet, mosrepsktimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme