Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga detyra një toger dhe një rreshter policie, pas dështimit për të zbatuar urdhëresën për arrestimin e 17-vjeçarit Rejhan Bela, i dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, shkruan Ekonomia Online.
Sipas IPK-së, togeri ishte në dijeni të urdhëresës por nuk ndërmori veprime, ndërsa rreshteri dështoi të raportojë saktë dhe me kohë, si dhe dyshohet se nuk ndërmori hapat e nevojshëm për ekzekutimin e urdhëresës.
Sipas njoftimit, hetimet paraprake po vazhdojnë.