Dështoi sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare

Prishtinë | 25 Pri 2025 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Dështoi për të gjashtën herë konstituimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit raporton Ekonomia Online.

“Është Albuline Haxhiu. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që t’i kontriboni zhbllokimit të kësaj situate”,  tha deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Haxhiu mori 57 vota për, 47 ishin kundër dhe 3 abstenime.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe caktoi vazhdimin e saj më 27 prill në orën 10:00.

Të ngjashme