Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla ka komentuar letrën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku e lut për një koalicion mes dy partive.
Lidhur me këtë, Syla thotë se VV-në e sheh në një situatë që ka rënë poshtë, bashkë me kreun e saj, Albin Kurtin, transmeton Klankosova.tv.
“E shoh si një përpjekje të Vetëvendosjes për ta zhbllokuar situatën, duke i bërë ofertë njërit nga opozitarët, këtë rast Lumir Abdixhiku. Vetëvendosja do ta përmend gjithmonë si argument se ‘ne po propozojmë, po japim ide’, por nga ana tjetër e shoh si njëfarë situate në të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka rënë shumë poshtë, dhe zoti Albin Kurti ka rënë shumë poshtë, sepse janë vetëm dy muaj kohë që kur Albin Kurti ka pasur një fjalor krejtësisht ndryshe, pikërisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe neve na kujtohen të gjitha deklaratat e Kurtit”, tha Syla.