Llapi ia del, siguron “finalen” ndaj Vushtrrisë, Suhareka në Ligën e Parë

Prishtinë | 25 Maj 2025 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Është mbyllur këtë të diele xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore ishte në Podujevë, ku Llapi shënoi fitore ndaj Dukagjinit, me rezultat 3-1, për të konfirmuar vendin e tetë dhe të barazhit. Në fazën e playout-it do të përballet me skuadrën e Vushtrrisë.

Kurse është Suhareka që i është bashkuar Feronikelit 74’, duke rënë nga Superliga matematikisht, pasi gjendet nw pozitën e parafundit.

Skuadra që u inkuadrua vitin e kaluar në Superligë, edhe me barazim ndaj Ballkanit, konfirmoi rënien nga elita.

Në anën tjetër, Malisheva edhe pse mbeti baras me Prishtinën, 2-2, ka blinduar vendin e tretë dhe daljen në Evropë.

Kurse kampioni Drita e mbylli me poker ndaj Feronikelit 74’.

Ndërkohë fitues nuk dhuroi ndeshja mes Ferizajt dhe Gjilanit, duke u mbyllur 2-2.

Të ngjashme