Ekonomia Online
FUNDIT

Pesë gjigantët e Premier Ligës në garë për Alex Scott

Pesë gjigantët e Premier Ligës në garë për Alex Scott

Chelsea, Liverpool, Manchester City, Arsenali dhe Manchester United kanë shprehur interesim për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott. Sipas gazetarit Ekrem Konur, futbollisti ka vendosur të largohet nga klubi dhe ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin e kontratës. Megjithatë, Bournemouthi e vlerëson reprezentuesin e moshave të Anglisë rreth 100 milionë funte për një transferim të […]

Chelsea, Liverpool, Manchester City, Arsenali dhe Manchester United kanë shprehur interesim për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, futbollisti ka vendosur të largohet nga klubi dhe ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin e kontratës.

Megjithatë, Bournemouthi e vlerëson reprezentuesin e moshave të Anglisë rreth 100 milionë funte për një transferim të përhershëm.

Mbetet të shihet se cili nga klubet e interesuara do të bëjë hapin konkret për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Të ngjashme