Rafuna i bën thirrje Qeverisë: Të shtyhet dalja në treg të lirë, të mos rrezikohet ekonomia

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërhyjë dhe të diskutojë me ZRrE-në për shtyrjen e vendimit që obligon bizneset të kalojnë në tregun e lirë të energjisë nga 1 qershori, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria është në shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve. I bëjmë thirrje që të ulet me ZRrE-në dhe ta shtyjë këtë vendim, derisa tregu të përgatitet siç duhet,” tha Rafuna në një konferencë për media.

Ai paralajmëroi se zbatimi i menjëhershëm i vendimit do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë e vendit dhe sektorin privat.

“Kjo konferencë sot është edhe një kërkesë për institucionet, sidomos për qeverinë, se qeveria ish dashur me qenë, dhe është e ndarë prej ZRrE-së, qeveria është në shërbim të qytetarëve, është në shërbim të biznesit, ne i Odë Ekonomike kemi të drejtë me i avoku dhe me i mbrojt të drejtat e biznesit, e kemi me ligj, e kemi obligim ligjor, dhe i bëjmë thirrje si partner që jemi të sektorit privat Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ta gjej mundësinë, masën dhe të ulet me ZRrE-në dhe ta shtyjë edhe për një kohë daljen në treg të lirë. Ta përgatitim tregun, të mos luajmë me ekonominë e vendit”, tha Rafuna në një konferencë për media që u mbajt sot.

Të ngjashme