Rexhepi mbështet Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Prishtinë | 04 Qer 2025 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka reaguar kundër përdorimit të gjuhës denigruese ndaj deputetëve, pas deklaratës së Arbëreshë Kryeziut ndaj Duda Baljes, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi se nuk mbështet asnjë lloj gjuhe të keqe.

Ndërkohë, Rexhepi konfirmoi mbështetjen për kandidaten e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun. “E votojmë Albulenën. Deri tani vetëm ajo është kandidate”, tha ajo.

“Nuk e përkrahi asnjë gjuhë të keqe, Duda Balje ka qenë në koalicion me VV-në katër vjet, nuk di çka të them më shumë”, u shpreh ajo para mediave pas deklaratës së Arbëreshë Kryeziut drejt deputetet Duda Balje, pak ditë më pare. Kemi një kandidate, Albulena Haxhiun. E votojmë. Deri tash vetëm Albulena është kandidate”, tha ajo.

Të ngjashme