Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të mbajë sot një mbledhje.
Ministrat në detyrë pritet të takohen në kabinetin qeveritar, duke filluar nga ora 10:00.
Lajmin e kumtoi Zyra e Kryeministrit.
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.
Sot po ashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
