Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas dështimit të seancës së 27-të konstituive, duke kritikuar qasjen e Vetëvendosjes ndaj procesit, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, VV po e përdor Albulena Haxhiun si pengesë për zgjidhjen e situatës.
“Kanë vendosur si barrikadë pikërisht një grua, të cilën çdo ditë e më shumë po e dëmtojnë në aspektin e reputacionit. Është sjellje e papranueshme,” u shpreh Tahiri.