Ceremonia e varrimit të Bukoshit, homazhe në Kuvend, arkivolin në Velani e bart FSK, qeveria i ndan 10 mijë euro për familjen

Prishtinë | 11 Qer 2025 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike sot. Një nga vendimet e marra është edhe për themelimin e Këshillit Organizativ për varrimin e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Ai do të varroset nesër, njofton ZKM.

Në kuadër të këtij vendimi familjes Bukoshi i ndahen 10 mijë euro.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka: Themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative që do të mbahet nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani. Në kuadër të këtij vendimi, Familjes Bukoshi i ndahen 10,000 euro”.

Të ngjashme